
Lionel Messi ka folur pas fitores së Argjentinës ndaj Kroacisë, duke theksuar së finalja e së dielës mund të jetë e fundit për të me fanellën e Albiceleste në Kupën e Botës.
Argjentina ka fituar pa vështirësi përballjen në gjysmëfinale ndaj Kroacisë me rezultat 3-0 në Luisail Stadium të martën mbrëma.
Fitorja e Albicelste u udhëhoq nga kapiteni i skuadrës, Messi, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi tek goli i tretë i shënuar nga Julian Alvarez.
“Jam krenar që mund ta mbyll karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes.
“Me siguri e diela do të jetë ime ndeshja e fundit në një Kampionat Botëror”.
“Ka edhe shumë kohë për atë të radhës më 2026 dhe nuk mendoj se do të luajë. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, përfundoi ylli argjentinas.
Lionel Messi kishte luajtur edhe një finale botërori por që përfundimi ishte tragjik për të pas që Gjermania arriti të triumfonte përballë tyre.