Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përvjetori i ushtrisë, Mehaj: Urime qytetarë të dashur

Gazeta10
14 Dhjetor 2022 - 12:53

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka uruar qytetarët e vendit për përvjetorin e Ushtrisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ky përvjetor po e gjenë ushtrinë me suksese të mëdha.

Më tej, ai ka thënë se përkundër sfidave vizioni është i qartë dhe i pandalshëm.

Tutje, ai ka thënë se FSK është ndërtuar dhe zhvilluar mbi gjakun, djersën dhe mundin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndër breza.

Këtu keni postimin e plotë:

“Përvjetori i katërt i Forcës sonë me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës na gjenë me suksese të mëdha.

Përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit tonë.

Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.

Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza.

Urime qytetarë të dashur!

Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.