
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, bleu shtëpinë e epokës viktoriane – e ndërtuar fillimisht në vitin 1877 – vitin e kaluar dhe që atëherë prona i është nënshtruar rinovimeve të shumta për ta shndërruar atë në shtëpinë që është sot.
Rita u dha fansave një vështrim në shtëpinë e saj në fillim të këtij viti, teksa zhvilloi një intervistë të xhiruar nga Architectural Digest.
Shtëpia e cila kushton rreth 7.5 milionë funte (8.7 milionë euroshe) ndodhet në Primrose Hill të Londrës.
Shtëpia ka gjithashtu një dhomë ndenjeje të veçantë, të lehtë dhe të ajrosur, e cila përmban divane kremoze, orendi komode, një llambadar vezullues dhe dyer xhami që hapen në kopsht.
Përveç zonave të ndenjes, shtëpia ka gjithashtu një dhomë zhveshjeje mbresëlënëse në papafingo me një zonë masive të dedikuar për gamë të gjerë të këpucëve, kapele bejsbolli të rreshtuar dhe shina rrobash të varura.
Ndërsa kopshti ofron një oazë të qetë larg ngulfatjes së qytetit, me hapësirën e jashtme të zbukuruar me statuja guri dhe elemente ujore së bashku me shumë gjelbërim./Gazeta10
Më poshtë shiheni pamjet nga brendësia e shtëpisë së saj:



