
Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, pritet që në janar të ndërrojë përsëri ambient.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Januzaj është i pakënaqur me minutazhën te skuadra e Sevillës dhe ka kërkuar largimin, pas vetëm katër muajve të kaluar të kjo skaudër.
Këtë stinor me ekipin andaluzian, ai është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe nuk ka arritur të kontribojë me asnjë gol apo asist.
Sulmuesi nga Istogu erdhi këtë verë te Sevilla si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare të kaluar te ekipi tjetër spanjoll, Real Sociedadi.
Shkaku i mosaktivizimit të tij te Sevilla, Jazuaj nuk u ftua as nga kombëtarja e Belgjikës për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Belgjika dështoi në Botërorin në Katar duke mos kaluar as fazën grupore.
Reprezentuesi belg ka kontratë me ekipin andaluzian deri në verën e vitit 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth shtatë milionë euro.