
Klubi i futbollit Prishtina, të mërkurën ka bërë të ditur se ka ndërprerë kontratat me dy futbollistë.
Bëhet fjalë për Gentrit Dumanin dhe Marclei Santos, të cilët nga sot nuk do të jenë më pjesë e klubit nga kryeqyteti.
Largimin e të dy futbollistëve, Prishtina e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mbrojtësi Gentrit Dumani dhe sulmuesi Marclei Cezar Santos janë larguar nga FC Prishtina. Ndarja erdhi pas marrëveshjes së dyanshme në mes klubit dhe futbollistëve. Klubi jonë i falëndëron për përkushtimin e treguar në stinorin vjeshtor në fanellēn “bardhekaltër. FC Prishtina Dumanit e Santosit iu uron shumë suksese në vazhdim të karrierës” thuhet në njoftimin e klubit.
Me mbylljen e stinorit vjeshtor ‘Bardhekaltërit’ kanë filluat tashmë ndryshimet në ekip për stinorin pranveror.
Gentrit Dumani dhe Marclei Santos iu bashkuan Prishtinës gjatë verës së kaluar.
Dumani erdhi te Prishtina nga Malisheva, ndërsa Santos nga skuadra e Ulpianës.
Prishtina e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e tretë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.