
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala raportohet se po vazhdon bllokimi në fshatin Rudar.
Patrullat e KFOR-it dhe EULEX-it po vazhdojnë monitorimin në këtë pjesë, raporton Gazeta10.
Gjithçka duket e qetë dhe nuk ka lëvizje të qytetarëve.
Rikujtojmë se gjatë ditës së djeshme 16 ansambleista kanë dhënë betimin e tyre në Mitrovicën e Veriut, ku 12 nga ta janë shqipëtar, 2 boshnjakë dhe 1 serb.
Ndërsa kryesuesi i Kuvendit komunal është zgjedhur nga komuniteti boshnjak.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit, Skender Sadiku ka thënë se zgjedhet e ansambleistëve nënkuptojnë që tashmë vendi është duke ju kthyer normalitetit dhe se do të punojnë që gjithçka në këtë institucion të shkojë në rregull.
Sa i përket Policisë së Kosovës nuk po bëhet ende ndërrimi i tyre në Jarinjë./Gazeta10