
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi, raportohet se në Mazgit si pasojë e një shpërthimi të një gypi dhe reshjeve të shiut rrethrrotullimi mbushet me ujë.
Veturat në këtë pjesë po e kanë problem të kalojnë përshkak të ujit që është mbledhur, raporton Gazeta10.
Sipas qytetarëve ky problem është që një ditë apo dy, dhe pas reshjeve të mbrëmshme është bërë edhe më problematike kjo rrugë për tu qarkulluar./Gazeta10