Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fjalimi vjetor, Osmani përmend Rugovën dhe Jasharin

Gazeta10
15 December 2022 - 10:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj vjetor, ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova si dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se Rugova e ka udhëhequr shtetin e Kosovës mbi bazë të luftës për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Ta kujtojmë edhe sot si çdo ditë tjetër udhërrëfyesin tonë, atin themeltar të shtetit të Kosovës presidentin Ibrahim Rugova, i cili e udhëhoqi Kosovën bazuar në postulatin liri, pavarësi, demokraci”, ka thënë ajo.

Më tej, Osmani ka kujtuar edhe komandantin legjendar Adem Jasharin dhe të gjithë ata që janë rreshtuar krah tij.

“Ta kujtojmë simbolin e rezistencës së armatosur komandantin Adem Jashari dhe të gjithë ata bijë e bija, të cilët u rreshtuar përkrah tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kështu më të shtrejtën e tyre, jetën e tyre”, ka thënë ajo.

Këtë seancë po e bojkoton Partia Demokratike të Kosovës e cila ndër të tjera e ka cilësuar Osmanin si të dështuar dhe përçarëse.

Po ashtu, kjo seancë po bojkotohet edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët e kanë konsideruar atë si të dështuar dhe në anën e kryeministrit Albin Kurti.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.