Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani në fjalimin vjetor ka përmendur edhe dhunën ndaj grave, e ka cilësuar si emergjencë kombëtare

Gazeta10
15 December 2022 - 11:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj të fundvitit, ka përmendur edhe dhunën ndaj grave duke e vlerësuar si emergjencë kombëtare, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se krahas pandemisë COVID-19 ka marrur hov edhe pandemia nën hije e dhunës ndaj grave.

“Fatkeqësisht pararlelisht me pandeminë COVID-19, morri hov edhe një pandemi nën hije, pandemia e dhunës ndaj grave.  Ky fenomen tashmë duhet të shihet nga prizmi i një emergjence kombëtare”, ka thënë ajo.

Ajo ka përmendur edhe seksizmin duke thënë se ka pasur tendenca për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidencës.

“Nuk do të zbrazem as para seksizmit, seksizmit të paprecedentë, e tendencave për të minimuzuar rolin e Zyrës së Presidencës, vetëm e vetëm se në krye të saj është një grua”, ka thënë ajo.

Këtë seancë e ka bojkotuar Partia Demokratike të Kosovës e cila ndër të tjera e ka cilësuar Osmanin si të dështuar dhe përçarëse.

Po ashtu, kjo seancë është bojktuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët e kanë konsideruar atë si të dështuar dhe në anën e kryeministrit Albin Kurti.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.