Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti nga Praga: Një ditë historike për popullin e Kosovës (VIDEO)

Gazeta10
15 December 2022 - 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media në Pragë ka thënë se kjo është një ditë historike për popullin e Kosovës pasi atje e ka dorëzuar dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se është në Pragë për ta rikonfirmuar zotrimin e pandryshueshëm të Kosovës drejtë Bashkimit Europian.

“Kemi ardhur në Pragë, qytetin në zemër të Europës, për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm, të Republikës së Kosovës ndaj vlerave themelore të Bashkimit Europian, lirisë, demokracisë, të Drejtave të Njeriut, barazisë duke dorëzuar aplikacionin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Europë.

“Është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Europë”, ka thënë ai më tej.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.