
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Prishtinës i janë shtuar 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrik, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se sot është nënshkruar Marrëveshja për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh.
Më tej, ai ka thënë se inkorporimi i autobusëve elektrik në qytet është me rëndësi për tranzicionin e gjelbërt.
Tutje, ai ka thënë se kjo do të ketë një ndikim për një Prishtinë më të shëndetshme dhe më të pastërt.
Këtu keni postimin e plotë:
“30 autobusë të rinj në kryeqytet
prej tyre autobusë elektrik
Sot nënshkruam Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, për blerjen e 6 autobusëve elektrik dhe 24 autobusëve efiçient të modelit EURO-IV
Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër
Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër
Shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZH
#prishtinaegjelbër”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10