
Policia e Kosovës ka bllokuar pjesën tek bulevardi “Bill Clinton” kjo pasi që një person është therur aty me një mjetë të mprehtë, raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se rasti ka ndodhur më herët dhe personi i lënduar është dërguar për trajtim.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.” ka deklaruar Ahmeti.
Ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Gazeta10
