Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Malli i mirë, shitet vet” – Gjini: Aplikimi në BE, s’është akt historik – hapja e negociatave po

Gazeta10
15 December 2022 - 21:14

Kryetari i Gjakovës nga AAK-ja, Ardian Gjini ka kritikuar qeverinë Kurti për aplikimin për tu bërë anëtare e BE-së.

Ai ka thënë se një moment i tillë nuk do të duhej të vlerësohet si “akt historik”, pasi ky proces ishte në koordnim me BE-në, e jo rezultat i punës së kësaj qeverie shkruan Gazeta10.

“Po do me u shitë ma shumë sesa që është. Nëse është akt i koordniuar me BE-në, nuk ka nevojë me u shitë. Malli i mirë shitet vet. Momenti i aplikimit nuk është ndonjë akt historic. Akt historik është hapja e negociatave. Aplikimi për antërasim në BE, nuk mundet me i konkuru asnjë dite që ka pasur Kosova deri tash. Pse po provojnë me shitë këtë cështje kaq shumë?”, tha mes tjerash Gjini në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.