
Në emisionin “Politiko” komentatori politik, Adrian Çollaku ka komentuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE duke thënë se ishte një marketing politik i krerëve të shtetit kryesisht Kurtit, raporton Gazeta10.
Çollaku krahasoi aplikimin për në BE me atë për në NATO që u bë dhe i cili nuk pati përgjigje pozitive.
“Ka paralajmëruar Kurti që këtë vit do të aplikoj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por unë më shumë e pashë si një marketing e PR që i bëri punës së tij. Mirëpo, nuk besoj që jemi afër. Marketingu e PR i duhet se atje veriu, e tash këtu duhet me kallxu që erdhën amerikanët e po anëtarësohemi në BE. Ju e patë kur ndodhi lufta në Ukrainë u bë shumë e madhe ajo se po anëtarësohemi në NATO etj etj. Është në rregull me ndodh ajo, por është e rëndësishme me pas dakordim a është momentumi dhe koordinimi, ndoshta Kurti ka informacion apo sinjale nga Franca e Gjermania se është koka e duhur. Por më tepër mu dok si një lloj PR sidomos kur dolën ata tre udhëheqësit e institucioneve.”, ka deklaruar Adrian Çollaku.
Tutje Çollaku tha se është pesimist sa i përketë anëtarësimit në BE, pasi që ka shumë telashe dhe detyra që Kosova duhet të kryej./Gazeta10