Në emisionin “Politiko”, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka folur rreth tensioneve të krijuar në vend si dhe marrëdhënieve me shtetet aleate, raporton Gazeta10.
Ndërkohë që komentatori Blerim Gashi i është drejtuar nënkryetarit të AAK-së duke i thënë se Qeveria Kurti ndryshe nga tjerat nuk është se nuk i ka dëgjuar partnerët ndërkombëtare por ju ka thënë se edhe “ne kemi mendimin tonë”.
Por lidhur me këtë ka reaguar Gjini duke i thënë se të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë por nuk e kanë pruar punën që Kosova të paguaj kosto për këtë.
“Të gjitha qeveritë e Kosovës edhe pse nuk kam qenë pjesë e të gjithave, e di saktë si me qenë aty, në takime qoftë më shtetet anëtare te Unionit Evropian apo SHBA, këta që po e thua ti e kanë bërë gjithmonë, por nuk e kanë pru punën me dal në media dhe nuk e kanë pru punën me pas kosto. Që po ta tregoj, a u shty çështja e targave, a kemi barrikada në veri, po, a kemi institucionet jashtë të mbyllura. Sikur të ishin pajtuar për atë 10 muajshin në fillim, kurrë një nga këto ngjarje nuk do të kishin ndodh. Prapë kemi përfunduar duke e shty implemetimin e marrëveshjes për targa. A është duke paguar kosto Serbia se çfarë është duke ndodhur tek ne? Kemi përfunduar duke bërë atë çfarë na kanë thënë por ja kemi shtuar vetës edhe nja pesë probleme.”, ka deklaruar Gjini.
Tutje Gjini ka folur edhe për taksën e vendosur në kohën e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se nga kjo nuk ka paguar asnjë kosto shteti i Kosovës por vetë Haradinaj./Gazeta10