
Enver Peci është betuar sot si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta10.
Ai është betuar sot para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Cakaj.
Osmani e ka uruar z.Pecin për angazhimin e tij në Kushtutese.
“Presidentja Osmani e ka uruar z. Peci për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim. / Gazeta10