
Në veri të Kosovës ka nisur të marrë formë një iniciativë e re politike, e njohur si lista studentore serbe, e cila synon të shndërrohet në një alternativë politike ndaj Listës Serbe.
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Adresa” në Kanal10 ka bërë të ditur ekskluzivisht se, sipas burimeve të Kanal10, në këtë iniciativë janë të përfshirë tre personalitete të reja nga veriu i Kosovës.
Burimet bëjnë me dije se këto tri figura përfaqësojnë politikën lokale në tri komunat veriore dhe janë pjesë e përpjekjeve për krijimin e një alternative të re politike serbe në raport me Qeverinë e re në Serbi