Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Identifikimi i tri mbetjeve mortore, Matoshi: Dëshmi e regjimit me të cilin kemi pasur të bëjmë

Gazeta10
03 November 2026 - 20:55

Opinionisti Halil Matoshi ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, të cilët u rrëmbyen gjatë luftës në Kosovë.

Matoshi në Politiko ka thënë se edhe 27 vjet pas luftës, Kosova ende po kërkon njerëzit e saj, duke e cilësuar këtë si dëshmi të regjimit me të cilin është përballur populli shqiptar.

“ Kjo është dëshmi se me çfarë regjimi kemi pasur të bëjmë. 27 vjet pas luftës, ne ende i kërkojmë njerëzit tanë. Ky është grupi i njohur i intelektualëve, të cilët u kidnapuan nga shtëpitë e tyre. U quajt Grupi i Intelektualëve, pasi në të kishte shkrimtarë, mjekë e intelektualë të tjerë. Dyshohet se në këtë grup ka qenë edhe këngëtari Haki Misini”, ka deklaruar Matoshi.

Reagimi i tij vjen pas njoftimit të kryeministrit Albin Kurti për identifikimin, përmes raporteve të reja të ADN-së, të mbetjeve mortore të Adem (Fazli) Ademit, Fatmir (Bajram) Fazliut dhe Ali (Islam) Halitit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.