
Flaka Fazlija ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të babait të saj, mjekut të luftës, Dr. Fatmir Fazlija, njëri nga tre personat e identifikuar së fundmi në Zubin Potok.
Përmes një postimi emocionues, ajo ka shprehur dhimbjen për 27 vitet e pritjes, duke kujtuar kontributin e babait të saj gjatë luftës.
“27 vite pritje, 27 vite ankth… por sot, më në fund, e vërteta gjeti rrugën e saj”, ka shkruar Fazlija
Ajo ka falënderuar institucionet e Kosovës dhe të gjithë ata që kontribuuan në zbardhjen e rastit, ndërsa ka bërë të ditur se për ceremoninë e rivarrimit familja do të njoftojë me kohë.