Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rasti Trajkoviq, Pacolli: Jo ligjore dhe as korrekte që qytetarja e Kosovës të mbahet në kushte jo-njerëzore

Gazeta10
16 December 2022 - 22:36

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ndalimit të Rada Trajkoviqit nga agjentët e Serbisë në Merdare, raporton Gazeta10.

Pacolli ka thënë se është joligjore dhe as korrekte që një qytetare e Kosovës të mbahet në kushte jo-njerëzore.

Tutje, ai ka thënë se bota demokratike duhet të reagojë për lirimin e Trajkoviqit e cila është e sëmur dhe po mbahet nga Serbia.

Këtu keni postimin e plotë:

 “Është e e pakuptueshme, jo ligjore e as korrekte që qytetarja e Kosovës Rada Trajkoviç të mbahet në kushte jo-njerëzore në kufirin e Kosovës e Serbisë. Bota demokratike duhet të reagoj pa hezitim në lirimin e zonjës Trajkoviç e cila përndryshe është e semurë dhe i nevojitet trajtimi mjekësor”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e  tij në Facebook.

Përndryshe, Rada Trajkoviq është këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim të Kosovës, Nenad Rashiq, të sapoemëruarit që e ka zëvendësuar tashmë ish ministrin njëherit kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.  / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.