
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zgjedhjet rinore në Kosovë, raporton Gazeta10.
Këto zgjedhje kjo parti i ka filluar nga qyteti i Kaçanikut.
Ai ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në të gjitha qytetet e Kosovës.
Më tej, Krasniqi ka njoftuar se Kushtrim Dema është zgjedhur kryetari i RDK-së në Kaçanik.
Krasniqi ka thënë se me të rinj Kosova do të kthehet në vendin e ëndrrave dhe se PDK është adresa e tyre.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot, në Kaçanik, shënuam një moment të rëndësishëm në jetën tonë partiake – fillimin e zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës.
E nisëm me Kaçanikun, jo sepse është në kufi të hartës së Kosovës, por sepse është në fillim të një rruge që do shtrihet gjithandej vendit.
Nga këtu, po e nisim një frymë zërash të të rinjve e të rejave, që do të shpërndahet në çdo lagje, fshat e qytet.
Kushtrim Dema, Kryetari i ri i RDK-së në Kaçanik, i cili u zgjodh sot, është një prej tyre.
Zëri i Kushtrimit, bashkë me të shokëve dhe shoqeve të tij do të dëgjohet. Jo vetëm brenda PDK-së, por gjithandej nëpër Kosovë.
Me aktivistët e rinj, Kosovën do ta kthejmë në vend të ëndrrave të tyre, ku zëri i të rinjve nuk do heshtet kurrë, sepse të rinjtë kanë zë e zëri i tyre e ka një adresë, Partinë Demokratike të Kosovës.
#TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10