
Policia e Ekuadorit ka sekuestruar 469 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion pranë kufirit me Kolumbinë, ndërsa pakot e drogës ishin të shënuara me imazhe të yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland.
Oficerët kundër narkotikëve vepruan pas një informate anonime dhe ndaluan një kamion të dyshimtë në autostradën Pan-Amerikane. Sipas policisë, në një ndarje të fshehtë të kamionit u gjetën 370 pako me kokainë. Në pranga përfundoi një grua e identifikuar si Maria R., e cila kishte me vete dokumente identifikimi kolumbiane, raporton agjencia afgane e lajmeve “KhaamaPress”.