
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar autobusët privat, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ata po operojnë dhe po parkohen ilegalisht.
Më tej, ai ka thënë se janë duke e dëmtuar po ashtu edhe infrastrukturën rrugore.
Rama ka thënë se duhet të ruhet dhe të respektohet Prishtina.
Këtu keni postimin e plotë:
“Derisa ne bëjmë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore.
Duhet ta duam, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë!
Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit :
0800 1 22 33
0800 1 22 44
038 245 777
në mënyrë që të ndërmerren masa!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10