
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka mbështetur aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian, raporton Gazeta10.
Franca fton Kosovën që të vazhdojë reformat, e sidomos në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave.
“Bën thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë”, thuhet në komunikatë.
Më tej, Franca fton që Kosova dhe Serbia të angazhohen me përgjegjësi konstruktive në dialog për normalizimin e raporteve që është kushti për afrimin e dy vendeve drejtë Europës.
“Kosova, ashtu si Serbia, duhet gjithashtu të angazhohet me përgjegjësi dhe konstruktive në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”. / Gazeta10