Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Të shtëna me armë në drejtim të një mishtoreje në Pejë

Gazeta10
18 December 2022 - 9:44

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë në drejtim të një mishtoreje në Pejë, në rrugën “Bill Clinton”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Gazeta10 se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar, pos dëme materiale.

“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën ‘Bill Clinton’ në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.”, ka deklaruar Gashi.

Policia ka thënë se kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.