Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputeti i VV-së: Meqë sot në Jarinjë pritet të vijnë serbë të armatosur, FSK-ja duhet të jetë prezentë

Gazeta10
18 December 2022 - 11:17

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se serbë të armatosur të cilët janë prorusë, do të vijnë sot në Jarinjë, raporton Gazeta10.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj ka kërkuar që në veri sot të ketë prani të FSK-së.

“Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielën në mesditë në Jarinjë, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja”, thuhet në postim”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Ndryshe eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se mijëra serbë të krahu të djathtë të lidhur me Rusinë sot në orën 13:00 kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr  pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.