Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Hoxhaj: Regjimi i Vuçiqit organizoi protesta e tensione në bashkëpunim me grupin Wagner

Gazeta10
18 December 2022 - 16:34

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj protestës së sotme në kufirin me Jarinjen.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se regjimi serb është përgjegjësi i vetëm për tensionet e krijuara.

“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.