
Mesfushori Rodrigo De Paul thotë se me plot meritë e fituan titullin e kampionit të botës.
Ylli i Atletico Madridit ishte titullar në fitoren e Argjetinës ndaj Francës në finalen e Kupës së Botës (4:2 pas penalltive).
“Kemi lindur për të vuajtur, do të vuajmë tërë jetën, por nuk do ta harroj këtë më. Mendoj se jemi me plot meritë fitues. Të jemi kampion duhet të mposhtnim kampionët e mëhershëm dhe ia dolëm. Ky është gëzim që nuk mund ta shpjegoj”, deklaroi ai.