Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Suhareka sërish me kërkesë për ndërtimin e një stadiumi dhe salle sportive

Gazeta10
19 December 2022 - 9:04

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”,  në një lidhje direkte ka qenë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka folur për disa projekte të fundit të cilat komuna është duke i realizuar pas ankesave të qytetarëve në redaksinë e Kanal10, raporton Gazeta10.

Kryetari i Suharekës ka folur edhe rreth projektet të ndërtimit të stadiumit dhe sallës sportive në këtë qytet, duke treguar se ju ka dërguar kërkesa ministrive për plotësimin e kësaj kërkese të qytetarëve të Suharekës.

“Është e vërtet që para tre muajve me Ministrin e Kulturës u dakorduam sa i përket sportit, unë e kam bërë një kërkesë zyrtare Ministris së Kulturës, por pak jemi të indinjuar se as këtë vit nuk ka ndarë buxhet për vitin 2023 as për sall sportive, as për stadium, e kemi problem pak qasjen e pronës, po presim vendimet e fundit. Kam bërë kërkesë tek Ministria e Financave, kam dorëzuar kërkesa tek Administrimi Lokal për marrjen e pronës në shfrytëzimi, ajo çfarë nau ka kthy nga Gjykata Kushtetuese është se tani jemi në pritje dhe besoj që do ta kemi një stadium dhe një sallë sportive. E patë edhe mbrëmë që Ylli i Suharekës fitoi kundër Bashkimit, pra edhe këtë vit po dalim të parët prandaj kemi nevojë edhe për sallë sportive edhe për një stadium. Suhareka i meriton.”, ka deklaruar Bali Muharremaj.

Tutje, Muharremaj ka pranuar edhe kërkesën e moderatorit Ahmetaj që të mërkurën Komuna e Suharekës në bashkëpunim me Kanal10 të dhurojnë gjak./Gazeta10

https://youtu.be/dxAzQfEt-3w

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 September 2026
Lajme
19 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.