
Logopedi gjilanas, Iljasa Fazliu është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan. Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se Fazliut se bashku me dy familjarëve të vajzës, babain dhe dajën, iu është hequr masa e paraburgimit.
Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Insadjeri, thuhet se kjo masë është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Iljasa Fazliu ishte arrestua nën dyshimet për abuzim me vajzën 5 vjeçare me autizëm në ordinancën e tij.
Gjykata Themelore në Gjilan kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj logopedit Iljasa Fazliu dhe dy familjarëve të 5 vjeçares të cilët ushtruan dhunë ndaj tij.
Në një incizim të publikuar, shihet logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu duke abuzuar psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Në atë ordinancë, 5 vjeçarja po ofendohej e shahej nga vetë logoped Fazliu.