
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Përmes një postimi të bërë në Twitter Hovenier ka bërë të ditur se është takuar edhe me diplomatin kosovar Anell Bajra.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë ka theksuar se lidhjet e forta mes shteteve mbështesin partneritetin e zyrave tona të marrëdhënieve të jashtme në këtë shkëmbim.
“Kënaqësi të takohem me DPM-në @GervallaSchwarz dhe diplomati kosovar Anell Bajra sot. I uroj Anellit një vit të suksesshëm në punën e DC @StateDept Byroja e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës @ECAatState. Lidhjet tona të forta mbështesin partneritetin e zyrave tona të marrëdhënieve të jashtme në këtë shkëmbim”, ka shkruar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. /Gazeta10
Pleasure to meet with DPM @GervallaSchwarz and Kosovan Diplomat Anell Bajra today. Wishing Anell a successful year in DC working @StateDept Educational & Cultural Affairs Bureau @ECAatState. Our strong 🇺🇸 -🇽🇰 ties support our foreign affairs offices’ partnership on this exchange. pic.twitter.com/GJ3Uyrulye
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 19, 2022