Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Digjet në veturë trupi i 18 vjeçarit nga Kosova

Gazeta10
20 December 2022 - 15:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme. Katër djemë teksa po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje u aksidentuan në via Alle Fabbriche rreth orës 2:30.

Nga aksidenti fatal ka ndërruar jetë në vend një 18 vjeçar shqiptar me origjinë kosovare ndërsa djemtë e tjerë, të moshës 17 dhe 18 vjeçare janë transportuar në spitalin Ciriè.

Mediat italiane raportojnë se Halili ishte regjistruar në autoshkollë, por ende nuk e kishte marrë lejen e qarkullimit. Pas përplasjes së makinës, tre djemtë që ishin me Halilin kanë mundur të dalin nga makina, ndërsa Halili mbeti në makinë dhe trupi i tij u përfshi nga flakët pasi makina mori flakë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e çetës vullnetare të Caselle dhe ekipi Torino 21, si dhe karabinierët Venaria që po rindërtojnë dinamikën e aksidentit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.