Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Veteranët mbështesin protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale

Gazeta10
20 December 2022 - 19:54

Faton Klinaku nga OVL “UÇK”, ka bërë të ditur se organizatat e dala nga lufta do të mbështesin protestën e PSD-së kundër Gjykatës Speciale të parlajmëruar për këtë të shtunë.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ju ka bërë thirrje veteranëve e familjarëve të dëshmorëve të marrin pjesë në protestën e 24 dhjetorit kundër Gjykatës Speciale, raporton Gazeta10.

“Organizata e dala nga lufta e UCK-së, mbështesin protestën e organizuar kundër Giykates Speciale. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të deshmorëve të luftës së UCK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, 24 dhjetor 2022, ora 14:00, sheshi Zahir Pajaziti.”, ka shkruar Klinaku.

Ndërkaq Dardan Molliqaj ka  falënderuar OVL “UÇK”,  për përkrahjen e inciativës së tyre duke shtuar se shoqatat e dala nga lufta i bashkon përpjekja për drejtësi e barazi.

“Shoqatat e dalura nga lufta përsëri i bashkon përpjekja për drejtësi e barazi. Sepse janë të munguara. Janë të mohuara. Ai/ajo nuk iu nënshtruan kohës. Përsëri kundër shtypjes, por sot në rrethana të reja, protestojnë për drejtësi. Nuk kishte si të jetë ndryshe. I falënderojmë përzemërsisht! Shihemi në protestë!”, ka shkruar Molliqaj.

PSD ka organizuar protestë për këtë të shtunë në Prishtinë për të shprehur se janë kundër Gjykatës Speciale.

Organizimi i kësaj proteste vjen pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, më 26 vjet burgim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.