
Arben Ahmeti e ka quajtur dramë teatrale mënyrën e të funksionuarit të Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se në gjithë këtë narracion të krijuar që nga themelimi i Speciales e deri më tani, është krijuar një narracion me shumë viktima e pak fitues, shkruan Gazeta10.
“Unë shoh shumë viktima në krejt këtë ndërmarrje, në krejt këtë teater. Viktimë është vet Dick Marty që e ka nisur këtë dramë. Ai sot është i izoluar. Ai që dy vjet s’guxon me dalë nga banesa, sepse është kërcënuar me vdekje. Viktimë janë krejt krerët e UÇK-së. Viktima të kësaj ndërmarrje. Që dy vjet këta janë në burg, e qe dy vjet krerët janë në burg. Është koicidencë. Viktimë janë familjarët e serbëve të Kosovës”, tha Ahmeti më tej në Politiko.
Ai tha se edhe një herë duhet ta ndërtojmë narracionin, që Gjykata Speciale është investim i Rusisë, e i një fake storje./Gazeta10