
Deputeti gjerman, Knut Abraham ka thënë se dënimi i Salih Mustafës është një aktgjykim i ashpër, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ka mirëkuptim që në Kosovë këto gjëra diskutohen nën emocione të larta.
“Është një aktgjykim i ashpër, i cili sigurisht ngjalli kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën kundër shqiptarëve të Kosovës në atë kohë, por edhe vuajtjen e shumë serbëve. Unë kam mirëkuptim që në Kosovë këto gjëra po diskutohen dhe që emocionet janë të larta”, tha Abraham në një intervistë për DË.
Ai ka thënë se ky vendim duhet të pranohet dhe që gjykata të vëzhgohet se si do të punojë në raste të tjera.
“Unë vetëm do të këshilloja, dhe kjo vlen edhe për mua personalisht, që vendimi i Gjykatës Speciale të pranohet dhe natyrisht të vëzhgohet se si do të punojë gjykata në rastet e tjera”, ka thënë Abraham.
Kujtojmë se Gjykata Speciale e ka dënuar Salih Mustafën me 26 vjet burgim. / Gazeta10