
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Teatri i Ri Kombëtar do të jetë një vepër mbresëlënëse, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ai do t’i shërbejë aktorëve dhe spektatorëve.
Më tej, Rama ka njoftuar se ky projekt është i konceptuar nga arkitekti i famshëm danez, Bjarke Ingles.
Rama këto komente i bëri gjatë vendosjes së gurthemelit të këtij teatri.
Këtu keni postimin e plotë:
“Teatri Kombëtar – Vendosim sot gurin e themelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri Kombëtar, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë
Një projekt-ide konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels
#SkaKohëPërPushim”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.