
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës ka kritikuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me raportin e saj me Shqipërinë, raporton Gazeta10.
Gjatë një memorandumi të publikuar sot, në pjesën “Shqipëri dhe Ballkani i Hapur”, kritikohet raporti i SHBA-së me Tiranën në disa nivele.
Kështu, ndër të tjera, thuhet se SHBA po i ofron mbështetje Shqipërisë për arsye “mbipolitike”.
Më tej, thuhet se SHBA po e mbështet një qeveri autokrate dhe të korruptuar.
Tutje, thuhet se si kjo mbështetje do të ketë pasoja aftagjate në Shqipëri dhe do të reflektojë negativisht edhe në Kosovë.
“Mbështetja aktuale që i bëhet Tiranës nga një faktor relevant ndërkombëtar (SHBA), për arsye “mbipolitike”, kryesisht për disa arsye të sigurisë globale, qoftë lidhur me këto iniciativa rajonale, qoftë për ruajtjen e njëlloj stabiliteti të brendshëm përmes zgjedhjeve të manipuluara dhe të një qeverisjeje autokrate dhe të korruptuar, sikundër edhe qëndrimi i ashpër denigrues dhe i panatyrshëm ndaj opozitës, do të ketë pasoja afatgjate në zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe do të reflektohet negativisht edhe në zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës”, thuhet ndër të tjera në memorandumin nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës. / Gazeta10