
Zëdhënësja Politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka quajtur të turpshme neglizhencën e pushtetarëve karshi policëve, raporton Gazeta10.
Halimi ka thënë se është e papranueshme që policët e Kosovës që e rrezikojnë jetën për ditë të mos kenë as sigurime shëndetësore.
Tutje, ajo ka thënë se nuk ka arsyetim që policët të mbesin të izoluar.
Më tej, Halimi ka thënë se policët janë duke i vuajtur pasojat e populizmit të partisë në pushtet.
Këtu keni statusin e plotë:
“Është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë; e nuk kanë as sigurime shëndetësore; dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar; tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto. Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim, e të detyrohet EULEX-i për t’iu derguar rroba e ilaqe. Heronjë sa për t’u fotografuar me ta, e pastaj në çdo hap të anashkaluar. E turpshme kjo sjellje e kjo neglizhencë e pushtetarëve karshi policëve që prej dy javësh vuajnë pasojat e popullizimit të partisë në pushtet”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10.