Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: KEK-u drejt përforcimit të diversikimit të burimeve të energjisë

Gazeta10
21 December 2022 - 16:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se KEK-u është duke shkuar drejt përforcimit të diversikimit të burimeve të energjisë, raporton Gazeta10.

Kurti ka qenë në një vizitë në KEK i shoqëruar edhe nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Më tej, Kurti ka thënë se qeveria është duke marrë të gjitha hapat për uljen e konsumit të energjisë duke e ndihmuar buxhetin e familjeve.

Më tej, ai ka thënë se projektet e nisura në KEK shënojnë hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kryeministri Kurti: KEK-u drejt përforcimit e diversifikimit të burimeve të energjisë

Prishtinë, 21 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, prej ku ka dhënë zotimin për të punuar bashkë e edhe më shumë në vitin 2023.

Si Qeveri po ndërmarrim të gjitha hapat në dispozicion për të siguruar ulje të konsumit të energjisë, duke ndihmuar kështu buxhetin e familjeve e buxhetin e shtetit në kohë kriz, tha Kryeministri Kurti, duke veçuar sidomos subvencionimet për familjet që të blejnë pajisje efiçente për ngrohje dhe për ato që kursejnë energjinë elektrike.

“Në mes të kësaj sfide që i ka shkundur themelet e njërit prej sektorëve më të lëna pas, KEK-u, me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, ka arritur që të përmbyll projekte të cilat do të sigurojnë vazhdimin e funksionimit të Korporatës dhe përforcimin e kapaciteteve të saj në të ardhmen”, tha ai.

Më tej, kryeministri theksoi se Qeveria ka siguruar grante dhe kredi të cilat do të mundësojnë vënien në jetë të një projekti Solar prej 100 Megavat kapacitet, që është investimi i parë publik në kapacitete gjeneruese që nga fillimi i operimit të bllokut B2 më se 4 dekada më parë.

Ai po ashtu tha se ky projekt është pjesë e angazhimit gjithëpërfshirës të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm, ku hyn edhe projekti “Solar 4 Kosova”, i cili parasheh zgjerimin e ngrohtores së Termokosit përmes energjisë solare. “Projektet e nisura në KEK shënojnë hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën, ku roli i KEK-ut vazhdon të jetë i domosdoshëm dhe përputhet me shumëllojshmërinë e kërkesave të një sektori modern edhe të qëndrueshëm”, u shpreh ai.

Para përmbylljes së vitit, KEK-u tanimë i ka prodhuar 5,152 GËh orë, e nga të cilat 581 GËh orë janë eksportuar, i bie përafërsisht 11.2 për qind të prodhimtarisë së gjithëmbarshme ka shkuar për eksport. Për ta arritur këtë nivel të prodhimit janë nxjerrë rreth 7.5 milionë tonë të qymyrit nga 8 milionë sa kanë qenë të planifikuar për vitin 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.