Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pas situatës se krijuar në veri të vendit, kryeministri Albin Kurti po i gjunjëzohet KFOR-it e ndërkombëtarëve që ta ndihmojnë për të normalizuar situatën në veri të vendit, raporton Gazeta10.
Në emisionin “Politiko” në Kanal10 ai ka ngritur kritika ndaj ekzekutivit për tensionet në veri.
“Kryeministri dje ka bërë tërheqjen tre hapa mbrapa në procesin e negociatave. Ky ndoshta nuk është dorëzim total por është gjunjëzim para KFOR-it, NATO-s dhe institucioneve ndërkombëtare për me ja deblloku rrugët në veri”, ka deklaruar ai.
Haziri ka thënë se dialogu është rruga e vetme për normalizim të situatës në veri të vendit.
Ai ka thënë se asnjë opsion tjetër nuk pranohet nga faktorët ndërkombëtarë. /Gazeta10