
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngritur kritika ndaj ekzekutivit sa i përket situatës së tensionuar në veri të vendit, raporton Gazeta10.
Në një lidhje direkte në emisionin “Politiko” në Kanal10, ai ka thënë se në vend se të flitej për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, po diskutohet për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës e Mitrovicës së veriut.
“Cili mund të jetë skenari i reagimit të qytetarëve serb në institucione ose jashtë institucioneve? Ajo që ne e kemi kuptu është se motivi po kërkohej nga qendra kryesore vendimmarrëse e serbëve që është Beogradi. Beogradi kërkonte motiv me u largu prej tavolinës, me ik prej një baze që në dokument si platformë po përgatitej që të negociohej mes Serbisë dhe Kosovës. Dhe ne kërkuam që në këtë ambient të mos shkaktohet një rrethanë e re që serbët të largohen nga pozicioni i negociatave sepse kjo na kushton politikisht. Ne tani duhet të mirremi me normalizimin e raporteve Prishtinë-Mitrovicë e jo Republikë e Kosovës -Republikë e Serbisë. Tani kjo de-fakto na ka sjellë në situatë që kryeministri i Kosovës po mirret me situatën Prishtinë – Mitrovicë e veriut”, ka shtuar ai. /Gazeta10