Analisti politik, Halil Matoshi ka thënë se negociatat për Asociacionin e Komunave me Shumice Serbe kanë përfunduar, raporton Gazeta10.
Në emisionin “Politiko” në Kanal10, ai ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është dakorduar në takimin e fundit në Bruksel për zbatimin e tij.
“Është një proces politik që quhet procesi i Brukselit, në suazat e te cilit palët, miqtë tanë, aleatët tanë po thonë se duheni aty me u marrë vesh, këta me i heq barrikadat ju me vepru politikisht e me nënshkru një marrëvshje. Negociatat për Asociacion janë kryer, s’ka më negociata, janë mbyll. Sepse e kemi ratifiku me 83 vota. Amerikanët po thonë se duhet me ja nis hartimit të statutit të Asociacionit për me shku në marrëveshje, sepse nuk po munden me shku në marrëvshje pa marrëveshje këtu. Ne e dimë që Serbia nuk i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, por tendenca e Serbisë është që ty me ta lënë fajin. Dhe ne në krye veti, pa dakordim me bashkësinë ndërkombëtare merremi me gjërat të cilat në emër të sovranitetit e shkatërrojnë sovranitertin”, ka shtuar ai. /Gazeta10