
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpizën “Autizmi flet”, raporton Gazeta10.
Ai ka falënderuar stafin dhe vullnetarët.
Më tej, ai ka thënë se puna për këtë kauzë është një humanizëm i vërtetë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Vizitova shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur përkrahjen ndaj të rinjve dhe të rejave të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm.
Me këtë rast përgëzova stafin dhe vullnetarët e organizatës ‘Autizmi Flet’ për kauzën e tyre humane.
Të gjithë ata që përkujdesen për këta fëmijë i falënderoj nga zemra. Puna dhe kujdesi ndaj tyre është vërtetë një humanizëm i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.