Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

80 vepra arti nga artistët vendor, ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Gazeta10
22 December 2022 - 16:36

Plotë 80 vepra arti nga artistët vendor të blera nga Ministria e Kulturës janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, raporton Gazeta10.

Kështu, në njoftimin e tyre bëhet e ditur se interesimi ishte për t’i parë ato ishte i lartë.

Tutje, në këtë koleksion janë prezantuar piktuar, skulptura, fotografi, instalacione, vepra arti viziual dhe audiovisual.

Më tej, bëhet e ditur se MKRS përmes blerjes së këtyre veprave synon të pasurojë Fondin Shtetëror të Artit.

Këtu keni postimin e plotë:

“80 vepra të artit të krijuara nga artistë vendorë, të blera nga Ministria e Kulturës janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Kosovës ndërsa interesimi për ti parë ato ishte i lartë.

Në këtë koleksion prezantohen piktura, skulptura, grafika, fotografi, instalacione, vepra të artit vizual dhe audiovizual.

Ministria e Kulturës përmes blerjes së veprave të artit synon të mbledhë, ruaj dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendorë, të pasurojë Fondin Shtetëror të Artit, të inicojë tregun e shitblerjes së artit në Kosovë, dhe promovimin vendor dhe ndërkombëtar të veprave të artit përmes zhvillimit të diplomacisë publike.

Koleksioni do të jetë i hapur për publikun deri më 15 janar 2023”, thuhet në njoftimin e ministrisë në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.