Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Agusholli i LVV-së: Për këtë foto shteti ka ndarë 10 mijë euro – dhunë psikologjike për ne e fëmijët tanë

Gazeta10
22 December 2022 - 17:21

Deputeti i LVV-së, Gramos Agusholli ka reaguar lidhur me një fotografi ku shihen dy qifte të përbëra nga gratë duke u puthur në sheshin “ Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta10.

Agusholli ka thënë se për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro të buxhetit të shtetit dhe sipas tij “është absurd tendenca që dhunshëm me normalizu seksualitetin e dikujt” duke pyetur pjesëtarët e këtij komuniteti se përse besoni që “ keni kaq shumë relevancë”.

“Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”. Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu”seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë.  Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?!”, ka shkruar Agusholli.

Deputeti Agusholli ka thënë  se përkundër propagandës dhe fondeve milionëshe, për t’i dhënë shtytje këtyre veprimeve, nuk do të kenë sukses.

“Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë. Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero. Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde!”, ka shkruar Agusholli.

Në fund të postimit të tij Agusholli ka thënë se tek ai “nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet.”/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.