Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

15 ditë nga barrikadimi i veriut (VIDEO)

Gazeta10
24 December 2022 - 19:08

Raporti:Viola Korca

Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i po vazhdojnë të monitorojnë edhe më tej situatën në veri të vendit, e cila gjatë ditës ka qenë e qetë. Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Lagjen e Boshnjakëve kanë thënë se po ndihen të sigurt teksa po shohin forcat e Policisë së Kosovës duke u kujdesur për situatën atje.

Barrikadimi i veriut ka hyrë në ditën e 15-të.

Policia e Kosovës, KFOR-i e EULEX-i edhe më tej po monitorojnë situatën në rrugët e bllokuara nga serbët lokal, derisa gjendja edhe gjatë ditës në këto pjesë ka qenë e qetë.

Situatë e njëtë ishte edhe në fshatin Çabër e në Lagjen e Boshnjakëve.

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë thanë se po ndihen më të sigurt, pasi situata po monitorohet nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Mitrovica e veriut ka raportuar gjatë së premtes se lokalit të saj i është thyer xhami.

Sipas policisë, dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës.

Që nga 10 dhjetor, serbët në Veri kanë vendosur kamionë dhe makineri të rënda, si shenjë revolte pas arrestimit të ish-pjestarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.