
Sot në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë kanë ndodhur dy aksidente.
Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka dhënë detaje duke thënë se këto aksidente kanë ndodhur paradite.
Ai bëri të ditur se njëri është vetaksident, ku është lënduar një person.Ndërsa, në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona.
“Paradite kanë ndodhë. Njëri është vetaksident me një të lënduar, ndërsa në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura me dy të lënduar”, tha Zahiti për Gazeta10./Gazeta10