Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeni ndez tharësen e flokëve dhe i vë zjarrin shtëpisë

Gazeta10
25 December 2022 - 18:37

Një qen besohet se ka shkaktuar zjarr në shtëpi pasi ka ndezur aksidentalisht një tharëse flokësh.

Shërbimi Zjarrfikës i Essex në Londër tha se ishte thirrur në Hockley në prag të Krishtlindjeve dhe kishte gjetur dhomën e gjumit të përfshirë nga flakët.

Ata besojnë se qeni u hodh mbi një shtrat dhe ndezi tharësen e flokëve, duke bërë që përfundimisht t’i vinte zjarrin dyshekut.

Qeni po priste te dera e përparme kur u kthye pronari i shtëpisë. Të dy kishin nevojë për trajtim pasi kishin thithur tym.

Menaxheri i zjarrfikësve, Gary Shinn tha se njerëzit duhet t’i shkëputin gjithmonë pajisjet elektrike pasi i përdorin, shkruan Sky News. 

Ai tha: “Pronari i shtëpisë ishte jashtë dhe kur u kthye e gjeti banesën plot me tym.”

“Ne besojmë se zjarri ka filluar për shkak se një tharëse flokësh ka mbetur në prizë afër një shtrati.”

“Ne mendojmë se qeni mund të jetë kërcyer më pas në krevat dhe të ketë ndezur tharësen e flokëve, duke bërë që përfundimisht t’i vinte flakën.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.