
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Lajmin për emërimin e tij e ka dhënë Zyra e Kryeministrit në web faqen e tyre.
Vitia që ishte ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti I por edhe në këtë qeveri.
Ai u largua nga posti i ministrit, pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompanie laboratorike në vend.
Po bëhen rreth tre muaj prej kur Kosova është pa ministër të Shëndetësisë për çka edhe është kritikuar vazhdimisht pas skandaleve që ndodheshin në spitalet e Kosovës si ai në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së dhe skandalit në Spitalin e Pejës ku një foshnje e vdekur u fut në larse të rrobave..
Ministri i fundit i Shëndetësisë ka qenë Rifat Latifi, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë./Gazeta10