
Klubi basketbollistik Rahoveci, të hënën ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për irlandezin Daniel Nelson, i cili nga sot ka marrë drejtimin e ‘Vreshtarëve’.
Njoftimin për emërimin e Nelson si trajner, Rahoveci e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“KB Rahoveci me kënaqësi konfirmon se ka nënshkruar marrëveshje me irlandezin, Daniel Nelson, për ta marrë timonin e skuadrës tonë deri në fund të këtij edicioni të garave. Zotëri Nelson menjëherë do të fillojë menjëherë punën për ndeshjen e radhës, ndaj Vëllaznimit” thuhet në njoftimin e klubit.
38-vjeçari vjen te Rahoveci si pasues i Muhamed Thaqit, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti i trajnerit.
Nelson si trajner ka bërë karrierë në ligat elitare të Qipros, Rusisë dhe Gjermanisë.
Rahoveci gjendet në pozitën e fundit në tabelë në Prince Caffe Superligën e Kosovës, me dy fitore e 12 disfata.